Ministri izraelit: E gjithë Gaza të do të jetë hebreje, Netanjahu distancohet
- Ministri i Trashëgimisë kulturore të Izraelit, Amihai Elijahu ka shkaktuar polemika duke thënë se e gjithë Gaza duhet të bëhet hebraike dhe se Izraeli nuk duhet t'u ofrojë ndihmë humanitare "armiqve".
- Post By Ramize Qamili
- 13:22, 25 korrik, 2025
Jerusalem, 25 korrik 2025 (MIA) - Ministri i Trashëgimisë kulturore të Izraelit, Amihai Elijahu ka shkaktuar polemika duke thënë se e gjithë Gaza duhet të bëhet hebraike dhe se Izraeli nuk duhet t'u ofrojë ndihmë humanitare "armiqve".
"Le të kujdeset bota për ta. Asnjë komb nuk i ushqen armiqtë e vet... A kemi humbur mendjen?", tha Elijahu.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu menjëherë u distancua nga deklaratat, duke theksuar se Elijahu nuk është anëtar i kabinetit të sigurisë dhe nuk përfaqëson qëndrimin e Qeverisë.
"Politika e kësaj Qeverie është e qartë dhe unike. Deklaratat e tij nuk e përfaqësojnë atë", deklaroi Netanjahu.
Ambasadori izraelit në SHBA, Jehiel Lajter e dënoi ashpër retorikën e Elijahut, duke e quajtur atë si "të gabuar, të pamenduar dhe plotësisht jo reprezentative të qeverisë dhe popullit izraelit".
Sipas autoriteteve lokale shëndetësore, më shumë se 59.000 palestinezë kanë vdekur në Gazë që nga tetori i vitit 2023, duke përfshirë të paktën 113 nga uria. Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adanom Gebrejesus, paralajmëroi se bllokada izraelite e kishte çuar Gazën në prag të "urisë masive". rq/
Foto: arkivi i MIA-s