• e diel, 22 dhjetor 2024

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës ka dhënë dorëheqje

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës ka dhënë dorëheqje
Prishtinë, 6 tetor 2022 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Rifat Latifi, ka dhënë dorëheqje sot, dhjetë muaj pasi mori detyrën nga paraardhësi i tij, Arben Vitia, i cili u tërhoq për shkak të pjesëmarrjes së tij në zgjedhjet për kryetar të kryeqytetit të Kosovës, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Në dorëheqjen e tij me shkrim drejtuar kryeministrit Albin Kurti, Latifi thotë se një lëvizje të tillë e ka vendosur "pas shumë reflektimeve", ndërsa mediat përmendin se ishte një nga anëtarët më të kritikuar të Qeverisë, i cili u dallua për mungesë të plotë të aktiviteteve menaxheriale në shëndetësi.

Ministri aktual, dorëheqja e të cilit pritet të pranohet nga Kurti, nuk tregon ndonjë arsye konkrete për dorëheqjen e tij.

"Me zhgënjim dhe keqardhje të thellë, pas shumë reflektimeve në muajt e fundit, ju njoftoj se në mënyrë efektive po ju ofroj dorëheqjen nga pozita e Ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kosovës që nga sot, 6 tetor 2022", thuhet në letrën e Latifit dërguar Kurtit.

Mediat dhe një pjesë e opinionit në Kosovë i shënojnë Latifit se më shumë kohë ka kaluar jashtë vendit, në udhëtime zyrtare, në vend që të merret me problemet e shumta në sistemin shëndetësor të Kosovës. ia/sa/

QËNDRONI TË LIDHUR