• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministrat e punëve të brendshme të BE-së kanë arritur progres në harmonizimin e masave për përballje me krizat e emigracionit

Ministrat e punëve të brendshme të BE-së kanë arritur progres në harmonizimin e masave për përballje  me krizat e emigracionit

Bruksel, 21 korrik 2023 (MIA) - Ministrat e punëve të brendshme të BE-së kanë bërë një hap përpara drejt harmonizimit të Paktit për migracionin dhe azil, duke bërë përparim në specifikimin e masave që synojnë trajtimin efektiv të krizave të jashtëzakonshme të emigracionit, ka bërë të ditur ministri spanjoll i Punëve të Brendshme, Fernando Grande-Marlasa.

"Shpresojmë që para fundit të këtij muaji të kemi qëndrimin e Këshillit të BE-së dhe të mund të fillojmë negociatat për rregullimin e krizës. Ne po punojmë për këtë dhe është prioriteti ynë", tha Grande-Marlaska në takimin dyditor jozyrtar të ministrave të punëve të brendshme dhe të drejtësisë të vendeve-anëtare të BE-së, që u zhvillua dje dhe sot në qytetin spanjoll Logronjo.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Grande-Marlaska, komisarja evropiane për punë të brendshme Ilva Johansson bëri thirrje për një qasje të hapur në harmonizimin e dokumentit.

"Të mos biem në nxitim dhe urgjencë për shkak të orarit të ngjeshur, por edhe të mos ndalemi asnjë minutë për të rënë dakord për një pakt, i cili do të jetë i domosdoshëm dhe thelbësor”, shtoi Johanson.

Në takimin në Logronjo ësjtë bërë fjalë edhe për promovimin e masave që do të shmangnin krizat dhe humbjet e jetëve në rrugët e emigrantëve.

Në këtë kontekst, komisarja evropiane Johanson njoftoi se do të propozojë një vazhdim të Direktivës për mbrojtje të përkohshme, e cila zbatohet për refugjatët nga Ukraina, deri në mars të vitit 2025. mb/

Foto: BE

QËNDRONI TË LIDHUR