• e premte, 05 dhjetor 2025

Ministrat e Mbrojtjes së BE-së në mbështetje të Ukrainës dhe përforcimin e aftësive mbrojtëse evropiane

Ministrat e Mbrojtjes së BE-së në mbështetje të Ukrainës dhe përforcimin e aftësive mbrojtëse evropiane

Kopenhagë, 29 gusht 2025 (MIA) - Mbështetja për Ukrainën, si dhe përforcimi i aftësisë mbrojtëse të BE-së, ishin ndër temat kryesore në takimin e sotëm të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Kopenhagë në të cilin mori pjesë edhe zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska.

Ministri i Mbrojtjes së Danimarkës, Troells Lund Poulsen, theksoi rëndësinë e mbështetjes së unifikuar evropiane për Ukrainën, duke theksuar se Danimarka është shembull me dhënien e donacioneve të mëdha, duke shtuar se çdo hezitim ose pasiguri mund t'i japë avantazh Rusisë, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes së Danimarkës.

"Në kushtet e situatës aktuale të sigurisë, është thelbësore të tregohet unitet në luftën e Ukrainës për lirinë e të gjithë Evropës. Evropa duhet të bëjë edhe më shumë për të mbështetur Ukrainën", theksoi Poulsen, thuhet në kumtesë.

Përveç kësaj, në takim u diskutua për atë se çfarë mund të mësojë Unioni nga përvoja ukrainase në ndërtimin e kapaciteteve mbrojtëse, veçanërisht në kontekstin e zbatimit të qëllimeve të Librit të bardhë për mbrojtjen evropiane me qëllim që Evropa të mund të mbrohet deri në vitin 2030.  rq/

Foto: Shekerinska në Iks

QËNDRONI TË LIDHUR