• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Ministrat bullgarë Janevi dhe Ninova e përgënjeshtruan informacionin e Tass-it për armë bullgare në Ukrainë

Ministrat bullgarë Janevi dhe Ninova e përgënjeshtruan informacionin e Tass-it për armë bullgare në Ukrainë
Sofje, 21 shkurt 2022 (MIA) - Ministrat bullgarë të Ekonomisë dhe Mbrojtjes, Kornelija Ninova dhe Stefan Janevi, sot e përgënjeshtruan informacionin e agjencisë ruse Tass se armata ukrainase ka përdorë  granatahedhës bullgarë mbi të ashtuquajturën Republika Popullore e Donjeckut në Donbas. Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, sipas Ninovës nuk është lëshuar asnjë    leje për eksportin e armëve, mallrave dhe mallrave për përdorim të dyfishtë në Ukrainë. Ajo komentoi se në të kaluarën nuk janë gjetur dokumente për eksport të armëve nga Bullgari në Ukrainë. Ministri i Mbrojtjes, ndërkaq, deklaroi se Bullgaria është prodhuesi i granatahedhësve, por vendi i respekton të gjitha rregullat për kontroll të eksportit. Janevi shtoi se shërbimet speciale bullgare mund t'i sqarojnë rrethanat rreth kësaj teme, por shpjegoi se ky është një proces që kërkon shumë kohë. Megjithatë, theksoi ai. interesi bullgar është që të industria bullgare e mbrojtjes të funksionojë, shteti bullgar t'i respektojë rregullat për kontroll të eksportit, që tani edhe e bën. ar/    

QËNDRONI TË LIDHUR