• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në Australi pas ciklonit tropikal

Mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në Australi pas ciklonit tropikal

Brizban, 27 janar 2024 (MIA) - Dhjetëra mijëra njerëz në shtetin australian Kuinslend kanë mbetur pa energji elektrike, dy ditë pasi që cikloni tropikal solli erëra shkatërruese dhe shi të fuqishëm.

Cikloni Kirili, stuhi e kategorisë së dytë e ka përfshirë bregun që kufizohet me qytetin turisik Taunsvil, duke lënë rreth 66.000 njerëz pa energji elektrike.

Kirili është cikloni i dytë tropikal që e ka goditur zonën pasi që Xhasper shkaktoi dëm të gjerë rajonal në dhjetor.

Zëdhënësja e Ergon Enerxhi, Ela Oliveri sot deklsaori se rreth 48,799 njerëz kanë mbetur pa energji elekrike për shkak të ciklonit.

"Qëllimi është që deri në fund të javës t'u kthehet rryma sa më shumë shfrytëzuesve. Në disa zona të largëta, pritja do të jetë më e gjatë", tha Oliveri, duke shtuar se pjesa më e madhe e ndërprerjeve e energjisë elektrike janë shkaktuar nga pemë dhe degë të mëdha në largpërçues.

Kryeministri Entoni Albanes të premten tha se ushtarët janë në gatishmëri që të ndihmojnë në pastrimin e zonës. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR