• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mihajlloviq nga Tirana: Ballkani i Hapur është i rëndësishëm edhe për zgjidhjen e përbashkët të krizës energjetike

Mihajlloviq nga Tirana: Ballkani i Hapur është i rëndësishëm edhe për zgjidhjen e përbashkët të krizës energjetike
Beograd, 25 korrik 2022 (MIA) – Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Xehetarisë dhe Energjetikës e Serbisë, Zorana Mihajlloviq sot në Tiranë deklaroi se nisma "Ballkani i Hapur" është e rëndësishme dhe për Serbisnë edhe për vendet e tjera të rajonit dhe se secili që merr pjesë në të është i vetëdijshëm se sa është e rëndësishme bashkërisht të lidhemi dhe t'i zgjidhim problemet, veçanërisht gjatë krizës energjetike, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. "Ministrat e Energjetikës të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut janë sot në Tiranë dhe ne do të diskutojmë jo vetëm se si po përgatitemi për dimrin në këtë krizë të rëndë energjetike dhe një vit shumë sfidues, por edhe se ku mund të punojmë së bashku dhe në cilën mënyrë ne mund të lidhim tregjet tona të energjisë, dhe kështu të gjithë mund të jemi më të qëndrueshëm në aspektin energjetik. Duhet të kuptojmë se nuk mjafton që një vend në rajon të jetë stabil në aspektin energjetik, është shumë e rëndësishme të kemi solidaritet dhe të përpiqemi ta bëjmë të gjithë rajonin stabil energjetik sepse është e rëndësishme për ekonominë dhe për qytetarët tanë. Të tre vendet pjesëmarrëse në nismën e Ballkanit të Hapur kanë avantazhet e tyre krahasuese që ne duhet t'i përdorim për të qenë stabil në aspektin energjetik si rajon", tha Mihailloviq para fillimit të takimit të Grupit për zbutjen e krizave në kuadër të nismës Ballkani i Hapur, në të cilin një delegacion merr pjesë edhe Qeveria e Serbisë", kumtuan nga Ministria e Minierave dhe Energjetikës. ob/shk/

QËNDRONI TË LIDHUR