• e diel, 22 dhjetor 2024

Micotakis: Evropa duhet të gjejë përgjigje të përbashkët për rritjen e çmimeve të energjisë

Micotakis: Evropa duhet të gjejë përgjigje të përbashkët për rritjen e çmimeve të energjisë
Athinë, 23 shkurt 2022 (MIA) - Nevojën që Evropa të gjejë  përgjigje të përbashkët për rritjen e çmimeve të energjisë dhe t'i mbështesë edhe konsumatorët dhe bizneset, e theksoi kryeministri grek Kirjakos Micotakis pas takimit me kryeministrin e Rumanisë Nikollae Çiuka, ndërsa  qëndrimin e njejtë, sipas burimeve qeveritare greke e ka përsëritur edhe gjatë mbledhjes së Partisë Popullore Evropiane, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Micotakis  theksoi se këtë çështje do ta ngritë në Samitin e BE-së për Ukrainën dhe sqaroi se Greqia tashmë i ka ndërmarrë  të gjitha masat e domosdoshme për furnizim të pandërprerë të vendit me gaz natyror. "Është shumë e rëndësishme  në nivel evropian të ketë masa të jashtëzakonshme  të konsumatorëve evropian dhe të kompanive evropiane, sepse të gjitha vendet sot në ndonjë mënyrë ose tjetër i subvencionojnë  konsumatorët për ballafaqim me  shtrenjtimet e mëdha të çmimit të energjisë. Nevojitet përgjigje evropiane e problemit me të cilin përballen të gjitha vendet-anëtare. Secili e ka mënyrën e tij të ballafaqohet me këtë, por për të gjitha vendet ky është problem që është jashtëzakonisht i dobët financiarisht dhe unë kam për qëllim ta ngrit këtë çështje në Këshillin e ardhshëm Evropian", tha Micotakis  pas takimit me Çiuka. Shtoi se nevojitet  të zgjerohen burimet e energjisë edhe në lidhje me prodhimtarinë edhe në lidhje me furnizimin afatshkurtër dhe afatmesmëm me gaz, duke e zvogëluar varësinë nga Rusia. Nga Bukureshti, ku qëndron për vizitë zyrtare njëditëshe, Micotakis mori pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme përmes videokonferencës së Partisë Popullore Evropiane për situatën në Ukrainë, ndërsa sipas  burimeve qeveritare  greke ka theksuar se "nuk mund ta pranojmë me forcë revizionizmin historik". Në prag të mbledhjes së nesërme speciale të Këshillit Evropian për Ukrainën, sipas burimeve të njejta,  ka përsëritur se Evropa duhet të gjejë përgjigje të përbashkët për shtrenjtimin e energjisë, ndërsa kjo, theksoi, ka të bëjë edhe me ngarkesat e amvisërive dhe bizneseve, dhe në nevojën që Evropa të mos varet nga ndryshimi i çmimeve të gazit natyror dhe të kërkojë  burime alternative të energjisë. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR