• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski: Rrethi i dytë i zgjedhjeve le të jetë fitorja jonë e qartë, jo vetëm në numra, por fitore në vetëdije

Mickoski: Rrethi i dytë i zgjedhjeve le të jetë fitorja jonë e qartë, jo vetëm në numra, por fitore në vetëdije

Shkup, 31 tetor 2025 (MIA) - Le të jetë ky rreth i dytë fitorja jonë e qartë, jo vetëm në numra, por fitore në vetëdije. Le të tregojmë se populli kupton, potencoi sot përmes profilit të tij në Fejsbuk kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. 

"Dhe tash nuk flas si politikan, por si person që beson se ky vend mund të jetë normal. Besojmë se ky vend meriton më mirë dhe koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja po përpiqet edhe pavarësisht të gjitha sfidave, të bëjë më mirë. E ardhmja fillon sot, jo nesër. Ne e kemi filluar të ardhmen tonë dhe nuk ka kthim prapa", shkroi Mickoski. 

Ai u bëri apel qytetarëve në rrethin e dytë të dalin dhe të votojnë me krenari, dinjitet, paqe, me mendje dhe me zemër. 

"Bëni zgjedhjen e duhur. Zgjidhni njeriun tuaj, zgjidhni vendin tuaj sepse po luftojmë për ju, për të ardhmen tuaj!, potencoi Mickoski.  rq/

Foto: Fejsbuku i Hristijan Mickoskit

 

QËNDRONI TË LIDHUR