Mickoski nga Struga: Pas zgjedhjeve do të merrem me korrupsionin në gjyqësor dhe prokurori, t'i jepet fund një herë e mirë krimit
- Pas zgjedhjeve lokale, kam ndërmend të merrem me korrupsionin në gjyqësor dhe prokurori, sepse këtij bastion të përhershëm të krimit duhet t'i jepet fund njëherë e mirë. Këtë e theksoi në tubimin e sontëm në Strugë kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke nënvizuar se LSDM dhe BDI, siç tha ai, do të luftojnë me forcë për shpëtim në gjyqësor dhe në prokurorinë e korruptuar.
Strugë, 30 shtator 2025 (MIA) - Pas zgjedhjeve lokale, kam ndërmend të merrem me korrupsionin në gjyqësor dhe prokurori, sepse këtij bastion të përhershëm të krimit duhet t'i jepet fund njëherë e mirë. Këtë e theksoi në tubimin e sontëm në Strugë kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke nënvizuar se LSDM dhe BDI, siç tha ai, do të luftojnë me forcë për shpëtim në gjyqësor dhe në prokurorinë e korruptuar.
"Ky është tango i tyre i fundit për të shpëtuar karrierën e tyre dhe një shans për t'iu shmangur përgjegjësisë. Shihet nga hëna se bastioni i fundit i krimit në vend është bërë gjyqësori dhe prokuroria, të cilat LSDM dhe BDI i mbrojnë si arinj polarë. Nuk ka asnjë rast në institucione, të cilin e kemi nxjerrë në dritë, kemi ofruar dëshmi dhe që ka përfunduar me një aktakuzë për ndonjë ish-zyrtar të lartë. Dhe ka raste sa të doni, është thjesht mungesë vullneti. Në gjykata dhe prokurori, kryesorët janë punëtorët e LSDM-së dhe BDI-së. Është detyra e tyre t'i mbrojnë ata", nënvizoi Mickoski.
Sipas tij, nuk mund të ketë politikanë të lirë dhe të korruptuar nëse nuk ka prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar që do t'i mbrojnë ata.
"Prandaj, pas zgjedhjeve do të pasojnë reformat që do të zbulojnë të vërtetën dhe do të sjellin drejtësi në vendin tonë", theksoi kreu i VMRO-DPMNE-së.
Mickoski iu referua edhe, siç tha ai, marrëveshjeve të fshehta midis partive politike të bllokut opozitar, duke theksuar veçanërisht atë në Strugë midis Të Majtës dhe BDI-së, qëllimi i së cilës, siç tha, ta mbajë BDI-në edhe në katër vitet e ardhshme.
Të pranishmëve në tubimin në Strugë, qytetin në të cilin VMRO-DPMNE nuk ka kandidat për kryetar komune, por vetëm listë këshilltarësh, u tha se kanë dy zgjedhje, njëra, sipas tij, është që të gjithë të kthehen, në të kaluarën e errët të krimit, korrupsionit, tenderëve, një një shteti të shembur dhe të zaptuar dhe tjetra është ajo në të cilën do të zgjedhin kuadro të ndershme në Këshill, me ndihmën e të cilëve do t'i kundërvihen sistemit të trashëguar të korruptuar.
Ndryshimet, theksoi ai, nuk vijnë papritur, por vijnë hap pas hapi, me njerëz që e ndiejnë rrugën, ndajnë ëndrrat, gëzohen me sukseset e të tjerëve dhe punojnë shumë dhe me përgjegjësi. mb/
Foto: VMRO-DPMNE