• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski nga Kriva Pallanka: Filipçe dhe Zaev kanë virusin e njejtë, me dorë në zemër gënjejnë, por për të njejtin ka ilaç dhe ai është populli

Mickoski nga Kriva Pallanka: Filipçe dhe Zaev kanë virusin e njejtë, me dorë në zemër gënjejnë, por për të njejtin ka ilaç dhe ai është populli

Kriva Pallankë, 14 tetor 2025 (MIA) - Kriva Pallanka meriton ndryshime sepse në këto zgjedhje vendoset për të ardhmen e komunës suaj. Me njërën ofertë kthehemi prapa, ndërsa me tjetrën ecim përpara. Njëra i ka detyruar komunat dhe shtetin me borxhe dhe koncesione, ndërsa tjetra nuk i detyrohet askujt, përveç qytetarëve. Prandaj, dihet mirë se LSDM-ja nuk është alternativë, por një parti që është thellësisht e përfshirë në lidhjet biznesore të atyre që e udhëheqin, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në tubimin e sontëm në Kriva Pallankë në kuadër të fushatës për zgjedhjet e ardhshme lokale me sloganin "Zgjedhja e duhur! Me njeriun tënd! Për vendin tënd! Për të ardhmen tënde!".

Mickoski iu referua asaj që e thotë Venko Filipçe në tubimet e LSDM-së, duke shtuar se nuk mund ta besojë se po e dëgjon dhe nuk ka asnjë shpjegim logjik pse flet sikur është i ri dhe sikur po merret me politikë për herë të parë, duke harruar se ishte një shtyllë kryesore, së bashku me mentorin dhe gurunë e tij, Zoran Zaev, në qeveritë e mëparshme të LSDM-së kur Maqedonia po plaçkitej dhe shkatërrohej.

Ai shtoi se simptoma e dytë është të sillet sikur nuk është nga këtu, sikur është i ri, i pastër, i ndershëm, dhe sikur nuk e njohim dhe ndonjëherë ai vetë beson në atë që thotë.

"Pastaj vjen faza e dytë, ndërsa ajo është harresa. Ai harron se të tjerët e njohin. Harron se kishte një shans për të bërë diçka. Dhe jo vetëm që e shpërdoroi, por është drejtpërdrejt fajtor. Për tragjeditë, korrupsionin, tradhtitë. Për turpin që i solli vendit të tij", theksoi Mickoski.

Mickoski theksoi më tej se një nga simptomat kritike, ndërsa simptomat më kritike të virusit, është jahti, ku bartësi i virusit fiton një dëshirë të paparë për luks. 

U bëri thirrje qytetarëve që më 19 të bëjnë zgjedhjen e duhur, të votojnë për Oliverin, i cili, siç tha ai, është zgjedhja e duhur për kryetar të komunës, një njeri modest dhe patriot që bashkon të gjithë Kriva Pallankën. mb/

Foto: VMRO-DPMNE

QËNDRONI TË LIDHUR