• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski nga Kisella Voda: Fushata e LSDM-së tregon se ata po luftojnë për të mbrojtur korrupsionin

Mickoski nga Kisella Voda: Fushata e LSDM-së tregon se ata po luftojnë për të mbrojtur korrupsionin

Shkup, 9 tetor 2025 (MIA) - Fushata deri më tani tregon qartë se kundërshtarët tanë po luftojnë për karrierat e tyre, ndërsa ne po luftojmë për të ndërtuar dhe për të bërë më shumë për çdo person të vetëm, theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministri aktual Hristijan Mickoski në tubimin e sonte në lagjen e Kisella Vodës. 

Mickoski vlerësoi se LSDM-ja ka mbetur e pareformuar, se i ka mbushur radhët e saj me kuadro të korruptuara dhe se fushatën e tyre po e udhëheq lideri në hije. 

"Ata po luftojnë për shtëpinë e tyre, për komoditetin në të cilën kanë gëzuar për dekada, për t'i mbajtur. Po luftojnë për mbrojtje nga korrupsioni, për mbrojtje të mafias, për mbrojtje të Artanit, Zeçeviqit, Kovaçevskit, Mariçiqit, Spasovskit, Nikollovskit, Bekteshit. Po luftojnë për të kthyer kohën e marrëveshjeve, tenderëve, bizneseve dhe tërbimit. Më mirë do të ishte sikur të thoshin: "Po luftojmë për jetën tonë", tha Mickoski para banorëve të Kisella Vodës. 

Shtoi se LSDM-ja po bën fushatë të zezë me videoklipe të montuara, ndërsa VMRO-DPMNE-ja po ofron një program konkret me projekte. 

"Ndërsa ne në zgjedhje vijmë para jush me ofertë, oferta e tyre është sulme dhe shpifje, fushatë e zezë, videoklipe dhe klipe prera dhe të montuara. Kjo është LSDM-ja e sotme. Dhe kështu mendojnë se do të tërheqin vëmendjen, ndërsa nuk e dinë se në këtë mënyrë vetëm sa i largojnë njerëzit nga vetja", tha Mickoski. 

Më herët, koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE mbajti tubime dhe takime me qytetarët në Zelenikovë dhe Ilinden. rq/

Foto: VMRO-DPMNE

 

QËNDRONI TË LIDHUR