Mickoski: LSDM dhe BDI janë të gatshëm në çdo lëshim në dëm të Maqedonisë, ndërsa në përfitim të tyrin
- LSDM dhe BDI janë të gatshme për çdo lëshim, që mund të bëhet në dëm të Maqedonisë, dhe do ta bënin menjëherë dhe vetëm të kenë përfitim personal, theksoi sonte në Manastir kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristian Mickoski.
- Post By Melahat Baftija
- 23:19, 3 tetor, 2025
Manastir, 3 tetor 2025 (MIA) - LSDM dhe BDI janë të gatshme për çdo lëshim, që mund të bëhet në dëm të Maqedonisë, dhe do ta bënin menjëherë dhe vetëm të kenë përfitim personal, theksoi sonte në Manastir kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristian Mickoski.
Lideri i partisë në pushtet dhe kryeministri theksoi se kur LSDM-ja rrah gjoksin për një lloj patriotizmi, atëherë ata kryesisht e shesin dhe e tradhtojnë Maqedoninë.
"Vetë Zaev tha se LSDM-së nuk i shkon të jetë parti patriotike, megjithëse sot nxënësi i tij Venko Filipçe fshihet pas të ashtuquajturave linja të kuqe. Ato linja të kuqe janë një tjetër gënjeshtër e paketuar nga LSDM-ja. Kur ata rrahin gjoksin më shumë për një lloj patriotizmi, ata në thelb e shesin dhe e tradhtojnë më shumë Maqedoninë në atë moment. Ata nënshkruan marrëveshjen me fqinjin lindor dhe kështu hapën kutinë e Pandorës, e cila ishte motiv për disa vite më vonë për të pranuar të ashtuquajturin diktat bullgar për të cilin vetë Filipçe tha se praktikisht e ruajti identitetin dhe nëse e ruajti identitetin, atëherë pse nevojiten linja të kuqe sot nëse identiteti u ruajt duke pranuar diktatin bullgar. Prandaj, do të them, derisa është kjo Qeveri dhe derisa unë jam kryetar i kësaj Qeverie, për ne ekzistojnë vetëm disa linja dhe ato janë vetëm linjat maqedonase", theksoi Mickoski.

Në tubimin e sontëm në Manastir, para anëtarëve të VMRO DPMNE-së dhe anëtarëve të partive nga koalicioni "Maqedonia Jote", Mickoski theksoi se po vjen koha për përgjegjësi dhe drejtësi.
Në tubimin në Manastir, prioritetet programore për mandatin e dytë i prezantoi kryetari aktual i komunës Toni Konjanovski, duke mos harruar të kujtojë mbështetjen qeveritare që e merr komuna.
"Me skuadrën time do të vazhdojmë të tërheqim investime për të mbajtur të rinjtë në vend. Do ta forcojmë ekonominë lokale me përparim shoqëror. Jam i bindur se së bashku mund të bëjmë çdo gjë. Mandati i ri nuk është vetëm misioni im, por një mision i përbashkët", theksoi Konjanovski.
Në tubimin e sontëm u prezantua edhe lista e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Komunës së Manastirit. mb/
Фото: МИА