• e premte, 05 dhjetor 2025

Qeveria për rezervat e mallrave do të blejë rreth 9.000 ton grurë dhe rreth 2.400 ton oriz dhe krunde orizi nga korrja e vitit 2024

Qeveria për rezervat e mallrave do të blejë rreth 9.000 ton grurë dhe rreth 2.400 ton oriz dhe krunde orizi nga korrja e vitit 2024

Shkup, 28 korrik 2025 (MIA) - Kryetari i Qeverisë, hristian Micjoski, sot deklaroi se në seancë qeveritare është marrë vendim për blerje të grurit për rezervat e mallrave dhe për herë të parë për blerje të krundes së orizit, me çka do t'u ndihmohet bujqve që i prodhojnë këto kultura drithrash.

"Kemi marrë vendim në seancë qeveritare që rreth 9.000 ton të blihet grurë dhe rreth 2.400 ton oriz dhe krunde orizi nga korrja e vitit 2024. Në rastin e parë tek gruri ndoshta do ta gaboj numrin, por ka të drejtë çdo prodhues individual të konkurrojë me sasi prej 5 deri në 30 ton, ndërsa tek orizi dhe krundet e orizit 3 deri në 20 ose 30 ton, kështu diçka ka qenë sa më kujtohet. Kjo për herë të parë bëhet në mënyrë të veçantë për orizin dhe mendoj se në shumë gjëra do t'i lehtësojë sfidat e prodhuesve të orizit, por edhe ata që kultivpjnë grurë, kështu që këtë për herë të parë si Qeveri e kemi bërë me ndryshime në ligjin, u bë kulturë strategjike orizi dhe në këtë mënyrë tani edhe rezervat e mallrave do të kenë oriz", tha Mickoski në pyetjen e gazetarëve pas lëshimit në përdorim të pishinës të tipit të mbyllur "Nevena Georgieva-Dunja" në komunën e Kisella Vodës. mb/

Foto: printskrin 

QËNDRONI TË LIDHUR