• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mickoski është në pritje të ftesës së Kovaçevskit për takim

Mickoski është në pritje të ftesës së Kovaçevskit për takim
Shkup, 21 janar 2022 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, tha sonte se deri më tani nuk ka biseduar me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe shtoi se ende pret ftesë nga ai për takim. Mickoski thotë se nuk e ka kushtëzuar atë takim, por ka thënë vetëm atë që pret, gjegjësisht, siç tha ai, që mes tjerash të diskutohet edhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sipas tij, ka dhjetëra arsye për zgjedhje të parakohshme parlamentare. “Rezultatet e zgjedhjeve të fundit lokale, në raundin e parë dhe të dytë, matja e opinionit publik më parë, ka pasur lajme në të cilat publiku thotë atë që pret, më shumë se dy të tretat e qytetarëve kanë nevojë për një qeveri të re sepse. Kjo qeveri e çon Maqedoninë në drejtim të gabuar”, tha Mickoski në “Dnevnik” në televizionin “Sitel”. Kryetari i VMRO-DPMNE-së njofton se tashmë është gati dhe se nga e hëna në Kuvend do të paraqesin ligjin për ndryshime në Ligjin për qeverinë. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR