• e diel, 22 dhjetor 2024

Meta për shpërnguljen masive të të rinjve: Alarm i kuq për ndalimin sa më të shpejtë të këtij shterrimi asgjësues

Meta për shpërnguljen masive të të rinjve: Alarm i kuq për ndalimin sa më të shpejtë të këtij shterrimi asgjësues
Tiranë, 19 prill 2022 (MIA) – Presidenti shqiptar, Ilir Meta, reagoi lidhur me të dhënat e publikuara të Institutit për Statistikë (INSTAT) të cilat flasin për shpërnguljen masive, para së gjithash të të rinjve. Treguesit demografikë të INSTAT dëshmojnë për zbrazjen katastrofike të vendit. Shqipëria ka në vit 50 mijë qytetarë më pak edhe përtej skenarit më negativ të parashikueshmërisë së zvogëlimit demografik. Thënë ndryshe çdo vit fshihet nga harta popullsia e një qyteti mesatar", shkroi Meta në publikimin në rrjetet sociale. Ai paralajmëron se ky "është një alarm i kuq për ndaljen sa më parë dhe me çdo kusht të këtij shterrimi asgjësues të popullit".
"Ky është një alarm i kuq për ndaljen sa më parë dhe me çdo kusht të këtij shterrimi asgjësues të popullit.
Ky model "zhvillimi" nuk është gjë tjetër veçse model dëshpërimi dhe asgjësimi. Koha për të ndalur këtë shkretim të vendit të programuar nga "Rilindja" lokale dhe ndërkombëtare", konstaton Meta.
"Sipas statistikës zyrtare, vitin e kaluar Shqipërinë e kanë braktisur mbi 42 mijë persona", thuajse dyfish më shumë se nga viti 2020. Statistikat konfirmojnë gjithashtu se 53.515 të rinj të moshës 20 deri në 24 vjeç janë larguar nga Shqipëria në gjashtë vjet, ndërsa vetëm vitin e kaluar 15.524 dhe se në pesë vitet e fundit ka pasur 74.723 regjistrime më pak të nxënësve dhe studentëve. vt/shk/

QËNDRONI TË LIDHUR