• e martë, 24 dhjetor 2024

Meta: Mezi pres t'i kthehem betejave politike, vendi ka nevojë për lidership real

Meta: Mezi pres t'i kthehem betejave politike, vendi ka nevojë për lidership real
Tiranë, 21 janar 2022 (MIA) - Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka thënë se mezi pret që t'i kthehet "betejave politike" pas përfundimit të mandatit. Sipas tij, kjo është e nevojshme në “kushtet kur vendi ka nevojë për lidership real”. “Do të vazhdojmë deri më 24 korrik. Mezi pres të lirohem nga eskorta, automjetet e policisë sa andej e këndej, se nuk i duroj dot më. Mezi pres të bëj më të mirën për këtë popull të mrekullueshëm që ka nevojë për lidership të vërtetë. Zgjedhjet e para, pasi heq këtë kostum të zi, më çojnë në beteja të vërteta. Ilir Meta nuk është nga ata që shesin ndeshje”, tha Meta i cili ndodhej sot në Korçë. Ai shtoi se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit të kaluar nuk u fituan por një ndeshje e shitur. “Nuk ka fitues, por një ndeshje e shitur, para se të fillojë. Ilir Meta nuk është ai që tradhton popullin”, tha ai. Meta nuk pranoi të komentojë nëse 21 janari që të mos përdoret për qëllime politike. Më 21 janar të vitit 2011, kur ai ishte në koalicionin qeverisës me Sali Berishën, u zhvilluan protesta të organizuara nga Partia Socialiste, në atë kohë opozitare, ku mbetën të vrarë katër persona, të afërmit e të cilëve edhe sot kërkojnë drejtësi. Kreu i socialistëve dhe kryeministri aktual Edi Rama asokohe dhe sot fajësoi Sali Berishën, asokohe kryeministër dhe Lulzim Bashën si minister i Punëve të Brendshme. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR