• e enjte, 07 nëntor 2024

Meta konfirmoi se opozita në zgjedhjet lokale do të ketë kandidatë të përbashkët për kryetar të komunave

Meta konfirmoi se opozita në zgjedhjet lokale do të ketë kandidatë të përbashkët për kryetar të komunave

 

Tiranë, 11 janar 2022 (MIA) - Lideri i Partisë së Lirisë dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, tha se opozita në zgjedhjet lokale të 14 majit do të ketë kandidatë të përbashkët për kryetar komune në secilën komunë dhe se “qëllimi kryesor është fitorja e ndryshimeve”.

Ai shtoi se “fronti i opozitës ishte dhe mbetet i hapur për ata që nuk janë bllokuar nga Rama”.

"Procesi vazhdon me krahun e demokratëve të Sali Berishës. Synimi ynë është triumfi i ndryshimit nga Tropoja në Sarandë, vendosja e demokracisë nga Tropoja në Sarandë. Opozita do të ketë vetëm nga një kandidat në secilën komunë. Kemi kandidatë të shkëlqyer për Tiranën, Elbasanin dhe Durrësin. Flamuri i ndryshimeve do të qëndrojë lart në Shkodër.

Synimi kryesor është fitorja e ndryshimeve më 14 maj, për të ndalur shpopullimin në vend dhe për të mbyllur një periudhë, më të errët të pushtetit vendor në vend, atë të forcës rilindëse (socialistët), tha ai.

Ai theksoi se “përveç skandaleve të panumërta në të cilat është zhytur qeveria, për të cilat paralajmëron opozita, ne i kushtuam vëmendje maksimale protestave dhe zgjedhjeve të ardhshme”.

“Ne takohemi vazhdimisht jo vetëm me krerët e opozitës, por edhe me target grupe dhe qytetarë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. Në kutitë e votimit pritet një uragan", tha ai.

Meta dhe Berisha kanë nënshkruar tashmë një marrëveshje për dalje të përbashkët në zgjedhje dhe duke qenë se krahu i Berishës nuk ka të drejtë të dalë si parti, kandidatët e tij do të figurojnë nën logon e Partisë së Lirisë. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR