• e martë, 24 dhjetor 2024

Meta: Gjendja ekonomike në Shqipëri po shkon drejt kolapsit

Meta: Gjendja ekonomike në Shqipëri po shkon drejt kolapsit
 Tiranë, 20 gusht 2022 (MIA) - Lideri i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi dhe ish-shef i shtetit shqiptar, Ilir Meta, vlerësoi se gjendja ekonomike në vend po shkon drejt kolapsit, me çfarë është "pasojë e menaxhimit të keq të borxhit publik". “Kemi paralajmëruar se papërgjegjshmëria e menaxhimit të borxhit publik po çon drejt një kolapsi të plotë të gjithë situatës ekonomike sociale në vend dhe sidomos të familjeve shqiptare. Borxhi publik, i cili është ende i paqartë për shkak të mungesës së transparencës të vetë qeverisë, tashmë rrezikohet edhe nga faktorë të rinj, sikurse kemi të bëjmë me rritjen e normës së interesave dhe të rifinancimit. Banka Kombëtare është angazhuar në rritjen e normës së interesave dhe ka paralajmëruar se ky është një proces që mund të vazhdojë më tej" tha Meta. Dihet, shtoi ai, se borxhi i brendshëm është mbi 35 për qind ndërsa borxhi i jashtëm është 34 për qind e borxhit të përgjithshëm. "Banka Qendrore i ka rritur normat e interesit në korrik, ndërsa në shtator pritet edhe një rritje dhe çdo borxh i jashtëm i ri që do duhet të merret do ndikohet nga rritja e normave të interesit dhe së bashku dhe të kostove shtesë që duhet të paguajnë qytetarët shqiptar. Rritja e çmimeve dihet se është galoponte. Ka artikuj ku rritja është 100 për qind, dyfish apo trefish dhe kjo papërgjegjshmëri në menaxhimin e kësaj situate po çon në kolaps ekonominë kombëtare dhe familjare”, akuzoi ai, duke shtuar se vendi ka "hyrë në një krizë të konsumit". ar/

QËNDRONI TË LIDHUR