• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mesiq shpallet qytetar nderi i Prizrenit

Mesiq shpallet qytetar nderi i Prizrenit
Prishtinë, 19 korrik 2022 (MIA) - Ish -presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, është shpallur qytetar nderi i Prizrenit. Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, në fjalimin e tij theksoi se është nder që Prizreni i jep këtë titull ish- presidentit kroat. ‘Është president që ka lënë gjurmë për mbështetje ndaj shqiptarëve”, tha Tolaj. Kurse ish ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, tha se ka bërë atë që duhej në momentet e duhura. “Detyra ime me shkuarjen time në Beograd ka qenë që në mënyrë paqësore të zgjidhim krizën që në atë kohë ishte e madhe”, tha ai.  mb/

QËNDRONI TË LIDHUR