• e premte, 05 dhjetor 2025

Merc: Evropa nuk është në luftë, por as në paqe me Rusinë

Merc: Evropa nuk është në luftë, por as në paqe me Rusinë

Berlin, 30 shtator 2025 (MIA) - Evropa nuk është në luftë, por "nuk është as në paqe" me Rusinë, deklaroi kancelari gjerman Fridrih Merc. 

"Do ta them me një frazë që mund të tingëllojë tronditëse: nuk jemi në luftë, por nuk jemi as në paqe", tha Merc në një ngjarje për mediat në Dyseldorf. 

Ai vlerësoi se lufta që zhvillohet nga Rusia është "luftë kundër demokracisë dhe lirisë sonë" dhe se qëllimi i Moskës është të minojë unitetin e Bashkimit Evropian. 

Merc kujtoi se kohët e fundit mbështeti vendimin e BE-së për të përdorur mjetet e ngrira ruse për të financuar mbështetjen ushtarake për Ukrainën, duke theksuar se kjo mund të ofrojë ndihmë për një periudhë prej tre deri në pesë vjet. 

"Në këtë periudhë, ekonomikisht mund të bëhet e pamundur për Rusinë për ta vazhduar luftën", theksoi kancelari gjerman. rq/

Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR