Meloni: Marrëveshja midis SHBA-së dhe BE-së parandalon pasojat katastrofike
- - Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni përshëndeti marrëveshjen tregtare të arritur midis SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, e cila përfshin, mes tjerash, doganë prej 15 për qind për importet nga BE-ja, publikuan mediat italiane.
- Post By Ramize Qamili
- 14:52, 28 korrik, 2025
Romë, 28 korrik 2025 (MIA) - Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni përshëndeti marrëveshjen tregtare të arritur midis SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, e cila përfshin, mes tjerash, doganë prej 15 për qind për importet nga BE-ja, publikuan mediat italiane.
"Përshëndes faktin se është arritur marrëveshja", deklaroi Meloni për gazetarët në Adis Abeba, ku mori pjesë në Samitin e KB-së për zinxhirin e ushqimit.
"Gjithmonë kam besuar dhe vazhdoj të besoj se përkeqësim i marrëdhënieve tregtare midis Evropës dhe SHBA-së do të kishte pasoja të paparashikueshme dhe potencialisht katastrofike", shtoi ajo, duke theksuar se ende nuk ishte mjaftueshëm e njohur me detajet nga marrëveshja.
"Do të na duhet të punojmë më shumë për marrëveshjen sepse ajo që u nënshkrua dje është në parim dhe ligjërisht jodetyruese", tha Meloni.
"Ende ka luftë. Për shembull, duhet të kontrollojmë se cilat janë përjashtimet e mundshme, veçanërisht për disa produkte bujqësore", shtoi ajo.
"Mungon një numër i madh i elementeve dhe nuk e di për çfarë po flasim kur flasim për investime, tregtinë me gaz etj", potencoi Meloni.
"Nuk do të jap vlerësim pasi që nuk kam të dhëna të qarta", përfundoi kryeministrja italiane. rq/
Foto: EPA