Meloni: Italia mbështet garancitë për sigurinë e Ukrainës sipas modelit të NATO-s
- Italia i mbështet përpjekjet e SHBA-së për të arritur paqen dhe qëndron në anën e Ukrainës, ndërsa në të njëjtën kohë angazhohet për sigurimin e garancive të sigurisë së saj sipas modelit të Nenit 5 të Marrëveshjes veriatlantike, deklaroi kryeministrja italiane Xhorxha Meloni gjatë bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë me liderët evropianë, kryetarët e SHBA-së dhe Ukrainës dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s.
- Post By Ramize Qamili
- 07:47, 19 gusht, 2025
Uashington, 19 gusht 2025 (MIA) - Italia i mbështet përpjekjet e SHBA-së për të arritur paqen dhe qëndron në anën e Ukrainës, ndërsa në të njëjtën kohë angazhohet për sigurimin e garancive të sigurisë së saj sipas modelit të Nenit 5 të Marrëveshjes veriatlantike, deklaroi kryeministrja italiane Xhorxha Meloni gjatë bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë me liderët evropianë, kryetarët e SHBA-së dhe Ukrainës dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s.
Ajo theksoi se Italia gjithmonë ka mbështetur përdorimin e parimit të mbrojtjes kolektive, sipas së cilit sulmi ndaj një aleati paraqet sulm ndaj të gjithëve - siç është parashikuar në Nenin 5 të NATO-s.
"Jam e lumtur që po e diskutojmë këtë dhe që po fillojmë nga propozimi i cili nga fillimi ishte italian – një model që ndjek shembullin e Nenit 5. Ne gjithmonë jemi të gatshëm të prezantojmë propozimet tona për paqe dhe dialog, për të ndërtuar një rrugë të përbashkët drejt paqes së qëndrueshme dhe sigurisë së garantuar", theksoi Meloni. rq/
Foto: EPA