• e hënë, 23 dhjetor 2024

Meloni dhe Zelenski kanë biseduar për arritjen e paqes dhe rindërtimit të drejtë

Meloni dhe Zelenski kanë biseduar për arritjen e paqes dhe rindërtimit të drejtë

Çernobil, 7 shtator 2024 (MIA) - Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni është takuar me presidentin ukrainas Volodimir Zekenski, me të cilin kanë biseduar për arritjen e paqes dhe rindërtimit të drejtë me fokus në sistemin energjetik të Ukrainës.

Liderët u takuan sot në forumin ekonomik Ambrozeti në qytetin italian Çernobil, transmeton Ansa.

Meloni deklaroi se Italia ka qëndrim serioz kur është në pyetje Ukraina, duke theksuar se vendi nuk mund t'i lihet fatit sepse kjo "do të shkaktojë kaos".

Ajo tha se nuk mendon se fati i Ukrainëla është vulopsur dhe shtoi se "paqe arrihet nëse vihet deri në ngecje" në fushëbetejë.

Kryeministrja theksoi se Italia ka kontribuar për ngecjen me sigurimin e mbështetjes për Ukrainën, sepse konflikti ka filluar me avantazh të madh rus.

Zeleneksi në X informoi se një nga temat kyçe për të cilat kanë biseduar ka qenë rindërtimi i Ukrinës, me fokus të veçantë në riparimin e sistemeve energjetike ukrainase. mb/

Foto: Kabineti i Zelenskit

QËNDRONI TË LIDHUR