• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mekol: Vetëm 20 nga 113 miliardë dollarë nga ndihma amerikane për Ukrainën përfundon në Kiev

Mekol: Vetëm 20 nga 113 miliardë dollarë nga ndihma amerikane për Ukrainën përfundon në Kiev

Uashington, 29 mars 2023 (MIA) – Drejtori i Komitetit për punë të jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Majkëll Mekol, deklaroi se nga 113 miliardë dollarë ndihmë financiare dedikuar për Ukrainën, Uashingtoni i dorëzon drejtpërdrejt Kievit vetëm rreth 20 miliardë dollarë.

"Nga 113 miliardë të akorduara për Ukrainën, afërsisht 60 janë të destinuara për ushtarët amerikanë, punëtorët amerikanë dhe modernizimin e rezervave amerikane. Në fakt, vetëm 20 miliardë dollarë janë të destinuara për Qeverinë e Ukrainës në formën e ndihmës direkte buxhetore", theksoi Mekol.

Ai theksoi se kur republikanët fituan shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve pas zgjedhjeve afatmesme të nëntorit të kaluar, ata e bënë të qartë "se përgjegjësia do të jetë çelësi për ndihmën e vazhdueshme për Ukrainën". mb/

QËNDRONI TË LIDHUR