Medvedev: Sa më shumë para që shpenzon Perëndimi për Kievin, aq më shumë territor do t'i kthehet Rusisë
- Zëvendës kryetari i Këshillit p;r siguri të Rusisë, Dmitrij Medvedev, sot deklaroi se sa më shumë vende perëndimore të shpenzojnë për të mbështetur Kievin, aq më shumë territor do t'i kthehet përfundimisht Rusisë dhe "fundi i regjimit të Kievit do të jetë më i tmerrshëm".
- Post By Ramize Qamili
- 17:12, 3 nëntor, 2025
Moskë, 3 nëntor 2025 (MIA) - Zëvendës kryetari i Këshillit p;r siguri të Rusisë, Dmitrij Medvedev, sot deklaroi se sa më shumë vende perëndimore të shpenzojnë për të mbështetur Kievin, aq më shumë territor do t'i kthehet përfundimisht Rusisë dhe "fundi i regjimit të Kievit do të jetë më i tmerrshëm".
Medvedev e quajti udhëheqjen ukrainase, e cila gjatë disa viteve, siç tha, "përvetësoi miliarda dollarë finacime perëndimore, kllounë të mallkuar nga Kievi" (KMK), njofton Tass.
"Sa më shumë që bota perëndimore shpenzon për të mbështetur KMK, aq më i tmerrshëm do të jetë fundi i historisë për regjimin e kllounëve të përgjakur nga Kievi. Dhe aq më i madh do të jetë territori ynë, i cili përfundimisht do t’i kthehet Rusisë sonë amtare", theksoi Medvedev në Telegram.
Ai theksoi se, edhe duke marrë parasysh "korrupsionin e regjimit në Kiev", Perëndimi kishte ndarë "shuma kritike të mëdha" për Ukrainën. "Me këto para, mund të kishim ndërtuar një Ukrainë të re, neutrale dhe të begatë. Por, nuk ishin të dedikuara për ne", shtoi Medvedev.
Zëvendës shefi i Këshillit rus të sigurisë, përkujtoi në aksionet e SHBA-së në Afganistan, kur midis viteve 2001 dhe 2021, Uashingtoni shpenzoi 2,3 trilionë dollarë vetëm për të "transferuar pushtetin nga talebanët te talebanët".
"Ndihma perëndimore për regjimin e Kievit do të çojë në të njëjtin rezultat siç çoi SHBA-ja në Afganistan. Qytetarët tanë dhe autoritetet ruse do të kthehen në tokat e tyre të origjinës ruse", përfundoi Medvedev. rq/bsh/