Mediat ruse: Putini arriti në Alaskë
- Mediat shtetërore ruse njoftuan se presidenti rus Vlladimir Putin kishte arritur në Alaskë për t'u takuar me homologun e tij amerikan Donald Tramp.
- Post By Ramize Qamili
- 21:30, 15 gusht, 2025
Enkorixh, 15 gusht 2025 (MIA) - Mediat shtetërore ruse njoftuan se presidenti rus Vlladimir Putin ka arritur në Alaskë për t'u takuar me homologun e tij amerikan Donald Tramp.
Të dy liderët pritet të kenë takime të shkurtër në aeroplanin "Er Fors Uan" të Trampit, njoftuan mediat amerikane.
Në pistën e bazës ajrore Elmendorf-Riçardson në Enkorixh u vendos një tabelë e madhe me mbishkrimin "Alaska 2025", me katër aeroplanë ushtarak në sfond. Gjithashtu u vendos dhe tapet i kuq. rq/