Mediat: Një gjeneral rus ka humbur jetën në shpërthimin e një mine në Ukrainë
- Gjenerali rus Vladimir Zavadski ka humbur jetën në shpërthimin e një mine në Ukrainë, raportojnë mediat duke iu referuar burimeve të afërta me Kremlinin.

Moskë, 1 dhjetor 2023 (MIA) - Gjenerali rus Vladimir Zavadski ka humbur jetën në shpërthimin e një mine në Ukrainë, raportojnë mediat duke iu referuar burimeve të afërta me Kremlinin.
Gjeneralmajori Zavadski (45) ishte zëvendëskomandant i Korpusit të 14-të të Ushtrisë.
Ministria ruse e Mbrojtjes nuk ka dalë me njoftim për këtë.
Të paktën gjashtë gjeneralë rusë besohet se janë vrarë që nga fillimi i pushtimit të Moskës mbi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. mb/
Foto: MIA