Mediat: Dronët rus spiunojnë transportin e armëve për Kievin në Gjermani
- Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius, shprehu pak befasi për një raport për mediat e cila sugjeronte se dronët rusë mund të monitorojnë rrugët e furnizimit për pajisje ushtarake perëndimore në Ukrainë mbi Gjermaninë lindore, transmeton DPA.
- Post By Ramize Qamili
- 18:58, 28 gusht, 2025
Berlin, 28 gusht 2025 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius, shprehu pak befasi për një raport për mediat e cila sugjeronte se dronët rusë mund të monitorojnë rrugët e furnizimit për pajisje ushtarake perëndimore në Ukrainë mbi Gjermaninë lindore, transmeton DPA.
Bundesveri nuk është përgjegjës për mbikëqyrjen e territorit civil ose lidhjeve rrugore në Gjermani në lidhje me dronët, tha Pistorius pas takimit me homologen e tij spanjolle Margarita Robles në Berlin.
"Por po, ajo që dronët janë diku mbi porte dhe objekte hekurudhore nuk duhet ta habisë askënd. Megjithatë, nuk mund të bëjmë shumë gjëra rreth asaj", tha Pistorius.
"Njujork Tajms" publikoi për dronë mbi Gjermaninë lindore, duke cituar burime nga agjencitë amerikane dhe vendet e tjera perëndimore, duke deklaruar se Rusia ose mbështetësit rusë po i përdorin aeroplanët për të monitoruar rrugët në Gjermaninë lindore të përdorura për të dërguar pajisje ushtarake për Kievin.
Revista javore gjermane "Birtshaftsvohe" gjithashtu publikoi për fluturimet zbuluese të dronëve rusë në Gjermani.
Pistorius deklaroi se është shumë e vështirë të përcaktohej se ku po kontrolloheshin dronët.
Ai theksoi se mbrojtja e objekteve ushtarake është përfocuar dhe përmendi teknikat për kapjen e dronëve.
"Por është një lojë e vazhdueshme teknike si maceja me miun midis asaj që po bëjnë zhvilluesit e dronëve dhe asaj që ne mund të bëjmë dhe kjo është pjesë e së vërtetës", tha ai.
Pistorius, gjithashtu, dënoi sulmet masive ajrore ruse ditëve të fundit ndaj Ukrainës, duke thënë se ato edhe një herë vërtetojnë se presidenti rus Vlladimir Putin nuk është i interesuar për paqen apo për armëpushim. rq/
Foto: DPA