• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Mbledhje e Këshillit të punëve të përgjithshme të BE-së në nivel të ministrave për politikë kohezive

Mbledhje e Këshillit të punëve të përgjithshme të BE-së në nivel të ministrave për politikë kohezive

Bruksel, 18 qershor 2024 (MIA) - Debati për ndërlidhje mes politkës kohezive dhe Axhendës strategjike të BE-së, si dhe miratimi i konkluzioneve për Raportin e 9-të për kohezion, do të jenë temat kryesore në takimin e sotëm të ministrave të vendeve-anëtare të Unionit të angazhuar për politikë kohezive që do të mbahet  në Luksemburg.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, me këtë mbledhje formale të Këshillit për punë të përgjithshme (GAK) të BE-së kushtuar politikës kohezive në emër të kryesimit belg me Unionin do të kryesojë kryetari i Qeverisë së rajonit të Valonisë, Elio Dio Rupo. 

Sipas paralajmëtimit, ministrat do të shkëmbejnë me ndime për lidhjen mes politikë kohezive dhe Axhendës stategjike të BE-së për vitin 2024-2029, të cilën duhet ta miratojë Këshilli Evropian, i caktuar për më 27 dhe 28 qershor.

GAK gjithgashtu, priet t'i miratojë konkluzionet e Komisionit Evropian për Raportin e 9-të të Kohezionit, i cili u publikua më 27 mars të këtij viti.

Përfaqësuesi i Republikës Çeke pritet t'i informojë ministrat për deklaratën e përbashkët të 11 ministrave përgjegjës për politikën e kohezionit, të dakorduar në takimin e tyre të mbajtur më 14 të muajit të kaluar në Pragë.

Përveç kësaj, Republika Çeke dhe Sllovakia do t'i informojnë pjesëmarrësit e takimit për "Deklaratën e Karlovi Varit", e cila u nënshkrua nga përfaqësues të 11-të vendeve anëtare të BE-së në Dialogun vjetor të politikave për rajonet e qymyrit në tranzicion. mb/

Foto: Këshilli Evropian

QËNDRONI TË LIDHUR