Mbi 6.600 pjesmarrës u nisën drejt Potoçarit në Marshin e paqes me rastin e gjenocidit në Srebrenicë
- Më shumë se 6.600 persona u nisën nga vendbanimi boshnjak Nezuk drejt Potoçarit në kuadër të edicionit të 21 të Marshit të paqes, që mbahet në shenjë të përkujtimin të viktimave nga gjenocidi në Srebrenicë.
- Post By Ramize Qamili
- 13:20, 8 korrik, 2025
Sarajevë, 8 korrik 2025 (MIA) - Më shumë se 6.600 persona u nisën nga vendbanimi boshnjak Nezuk drejt Potoçarit në kuadër të edicionit të 21 të Marshit të paqes, që mbahet në shenjë të përkujtimin të viktimave nga gjenocidi në Srebrenicë.
Pjesëmarrësit do të kalojnë rreth 100 kilometra në dy ditë e gjysmë, duke ndjekur rrugën që mijëra boshnjakë kaluan në korrik të vitit 1995, duke ikur nga vdekja. Mbi 60 për qind nga pjesëmarrësit të këtij viti janë të rinj, njofton portali Kliks.
Ky vit shënon 30 vjetorin e krimeve më masive në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, kur u ekzekutuan më shumë se 8.000 burra dhe djem. Rruga e marshit përfshin 22 pika, nga Nezuku përmes rajoneve malore deri në Qendrën përkujtimore Potoçari.
Në Liplje dhe Mravinci kanë organizuar kampe me qëndrim gjatë natës, shfaqje të filmave dokumentarë dhe shfaqje teatrale. Pjesëmarrësit theksojnë se përpjekja fizike e marshit është më së paku që mund të bëjnë për të nderuar viktimat e pafajshme.
Të enjten, marshi do të përfundojë në Potoçari, ndërsa ditën e nesërme do të mbahet xhenaze kolektive (rit fetar mysliman ku varrosen një ose më shumë persona) për shtatë viktima të sapoidentifikuar, mes të cilëve dhe dy 19 vjeçarë - Senad Avdiq dhe Hariz Mujiq. rq/bsh/
Foto: arkivi i EPA-s