• e premte, 05 dhjetor 2025

Mbi 11.000 palestinezë rekord janë në burgjet izraelite, më shumë se gjysma pa procedurë gjyqësore

Mbi 11.000 palestinezë rekord janë në burgjet izraelite, më shumë se gjysma pa procedurë gjyqësore

Tel Aviv, 2 shtator 2025 (MIA) - Në burgjet izraelite momentalisht ndodhet një numër rekord prej 11.040 palestinezëve, tregojnë të dhënat e publikuara nga organizata izraelite për të drejtat e njeriut "HaMoked".

Sipas organizatës, e cila merr informacion nga administrata e burgjeve, më shumë se gjysma e të paraburgosurve po mbahen pa procedurë të rregullt ligjore: 3.577 si të paraburgosur administrativë dhe 2.662 si "luftëtarë të paligjshëm". Shumica e tyre u arrestuan gjatë konfliktit në Gazë.

Paraburgimi administrativ mundëson që personat të mbahen për arsye sigurie për gjashtë muaj ose më gjatë pa akuza zyrtare. Kjo masë bazohet kryesisht në informacione të inteligjencës, prej të cilave as të paraburgosurit e as avokatët e tyre nuk kanë qasje, gjë që e vështirëson mbrojtjen e tyre.

Luftarët për të drejtat e njeriut me dekada kanë kërkuar që Izraeli t’i japë fund kësaj praktike, por shërbimi izraelit i sigurisë, "Shin Bet", e justifikon si mjet të domosdoshëm në luftën kundër terrorizmit.

Gazeta "Xherusalem post" raporton se numri aktual i të paraburgosurve administrativë është rreth tre herë më i lartë se në kohën e Intifadës së dytë (2000–2005), kur ndodhën sulme të vazhdueshme palestineze. rq/bsh/

Foto: arkivi i EPA-s

QËNDRONI TË LIDHUR