• e shtunë, 19 korrik 2025

Mbi 100 të vrarë në Gaza për 24 orë, komunikimet në ndërprerje të plotë

Mbi 100 të vrarë në Gaza për 24 orë, komunikimet në ndërprerje të plotë

Gaza, 12 qershor 2025 (MIA) - Mbi 100 persona janë vrarë në sulmet izraelite ndaj Gazës në 24 orët e fundit, ndërsa një sulm ndaj një pike për ndihmë humanitare dhe një ndërprerje e telekomunikacionit kanë thelluar krizën në territorin palestinez tashmë të shkatërruar, raporton DPA.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila është nën kontrollin e Hamasit, ka bërë të ditur se 103 persona janë vrarë, si dhe 427 janë plagosur. Shifrat nuk specifikuan se sa prej tyre ishin civilë dhe sa ishin luftëtarë.

Që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023, e cila filloi me një sulm të Hamasit në Izraelin jugor në të cilin u vranë rreth 1.200 njerëz dhe mbi 250 u rrëmbyen, janë vrarë më shumë se 55.200 njerëz në Gaza, sipas të njëjtës ministri, ndërsa mbi 127.800 janë plagosur.

Burime palestineze akuzuan ushtrinë izraelite për hapjen e zjarrit ndaj pikave të ndihmës, ndërsa fondacioni GHF, i mbështetur nga Izraeli dhe SHBA-ja, raportoi se Hamasi kreu një sulm vdekjeprurës ndaj punonjësve të tij.

Autoriteti palestinez i telekomunikacionit njoftoi sot se rrjeti i fundit i fibrave optike në Gaza është shkatërrua në sulm, duke ndërprerë të gjitha lidhjet e internetit dhe telefonisë.

WAFA paralajmëroi për pasoja të rënda humanitare dhe bëri thirrje për rehabilitim urgjent të rrjetit. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR