• e enjte, 04 dhjetor 2025

Mbi 1.100 të vdekur në Spanjë nga temperaturat e larta

Mbi 1.100 të vdekur në Spanjë nga temperaturat e larta

Madrid, 19 gusht 2025 (MIA) - Vdekjet e 1.149 personave në Spanjë mund t'i atribuohen valës 16-ditore të përfunduar paradokohe të gripit, vlerëson Instituti për kërkime të shëndetit publik "Karlosi i Tretë".

Sistemi "MoMo" (Monitorimi i vdekshmërisë) i Institutit analizon numrin e vdekjeve në Spanjë çdo ditë dhe llogarit devijimin nga shkalla e pritshme e vdekshmërisë bazuar në të dhënat e regjistruara nga vitet e kaluara.

Sistemi përfshin faktorë të jashtëm që mund të shpjegojnë devijimin, në veçanti temperaturat e shpallura nga Agjencia Kombëtare Meteorologjike (Aemet).

Sistemi nuk mund të përcaktojë shkakësinë absolute të vdekjeve dhe kushteve meteorologjike, por këto statistika përfaqësojnë vlerësimin më të mirë të numrit të vdekjeve për të cilat nxehtësia është një faktor përcaktues.

Që në korrik, "MoMo" i atribuoi rreth 1.060 vdekje valës së të nxehtit, që paraqit një rritje prej 50 pëfrqindëve krahasuar me korrikun e vitit 2024. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR