• e diel, 22 dhjetor 2024

Mbetet e pandryshuar mbështetja greke për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së

Mbetet e pandryshuar mbështetja greke për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së
Athinë, 23 shkurt 2022 (MIA) - Mbështetja për europerspektivën e Ballkanit Perëndimor, si dhe qëndrimi se Greqia e mbështet konferencën ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me BE-në të konvokohet menjëherë,  i përsëriti  sot zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, Aleksandros Papajoanu në brifingun e rregullt me gazetarët duke u përgjigjur në pyetjen e korrespondentes së MIA-s nga Athina. Ai përkujtoi se Agjenda e Selanikut filloi nga kryesia greke me BE-në në vitin 2003, duke shtuar se Greqia  vazhdimisht e mbështet europerspektivën e Ballkanit Perëndimor me kushtet e njohura dhe "asnjë nuk ka ndryshuar në lidhje me këtë çështje". "Bashkëpunojmë me kryesitë e Bashkimit Evropian, si me atë portugez, ashtu edhe me atë slloven, ndërsa tani edhe me atë francez për përparimin e kësaj çështje, për të cilën, siç kemi thënë vazhdimisht, ne mbështesim menjëherë të konvokohet  konferenca ndërqeveritare Bashkimi Evropian - Maqedonia e Veriut dhe BE-Shqipëri", tha Papajoanu. Në pyetjen e MIA-s, nëse ndoshta tani ende më shumë nevojitet përshpejtimi i perspektivës së BE-së në rajon, veçanërisht pas ngjarjeve të fundit në Ukrainë dhe duke i marrë parasysh disa non-pejperë për ndryshime të kufijve në rajon të cilat u paraqitën në të kaluarën, Papajoanu tha se për Greqinë, e ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor është gjithmonë çështje aktuale dhe asnjëherë  nuk u nis nga radari i tyre, duke shtuar se fakti që nuk diskutojnë çdo ditë për atë, nuk do të thotë se e kanë haruar. Zëdhënësi i MPJ-së greke shkurtë dhe qartë porositi se hedhin poshtë "ç'farëdo lloj diskutimi për dallimet e non-pejperëve me origjinë të dyshimtë". sa/

QËNDRONI TË LIDHUR