• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mask dhe një grup ekspertësh kërkojnë pauzë në zhvillimin inteligjencës artificiale për shkak të "rreziqeve për shoqërinë"

Mask dhe një grup ekspertësh kërkojnë pauzë në zhvillimin inteligjencës artificiale për shkak të

Nju-Jork, 29 mars 2023 (MIA) - Elon Mask dhe një grup ekspertësh të inteligjencës artificiale po bëjnë thirrje për një pauzë gjashtëmujore në zhvillimin e sistemeve më të fuqishme nga GPT-4 i lançuar paradokohe, në një letër të hapur duke paralajmëruar për rreziqe të mundshme për shoqërinë dhe njerëzimin.

Në fillim të këtij muaji, kompania OpenAI në bashkëpunim me Microsoft publikoi versionin e katërt të programit GPT (Generative Pre-trained Transformer), e cila i fitoi përdoruesit për shkak të gamës së gjerë të përdorimeve, nga kompozimi i këngëve deri te kompresimi i teksteve të gjata.

Letra, e publikuar nga Instituti jofitimprurës Future of Life dhe e nënshkruar nga më shumë se një mijë njerëz, përfshirë Mask, bën thirrje për një pauzë në zhvillimin e inteligjencës artificiale të avancuar derisa ekspertë të pavarur të dalin me protokollet e sigurisë.

“Sistemet e fuqishme të intekigjencës artificiale duhet të zhvillohen vetëm kur kemi besim se efektet e tyre do të jenë të dobishme dhe se rreziqet mund të menaxhohen”, thuhet në letër.

Autorët tregojnë për rreziqet në formën e ndërprerjeve ekonomike dhe politike dhe u bëjnë thirrje programuesve që të bashkëpunojnë me autoritetet dhe organet rregullatore.

Shqetësimet e tyre përkojnë me një paralajmërim të Europol, i cili të hënën vuri në dukje një sërë problemesh etike dhe ligjore të sjella nga ChatGPT, në lidhje me keqpërdorimet e mundshme për sulme kibernetike, dezinformata dhe krime kibernetike. mb/

Foto:EPA

QËNDRONI TË LIDHUR