• e hënë, 23 dhjetor 2024

MASH: Qasje falas në bazën e kërkimit shkencor botëror EBSCO për komunitetin shkencor dhe akademik në vend

MASH: Qasje falas në bazën e kërkimit shkencor botëror EBSCO për komunitetin shkencor dhe akademik në vend
Shkup, 30 gusht 2022 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të vazhdojë t'iu sigurojë universiteteve publike në vend, Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve dhe të Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare “Shën Kliment Ohridski" në Shkup qasje falas në një nga bazat kryesore kërkimore shkencore në botë - EBSCO. Qeveria e pranoi propozimin e MASH-it për të nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare me EBSCO Publishing, nga Ipswich, SHBA, në vlerë të përgjithshme prej gati pothuajse 625 mijë dollarë, gjegjësisht 125 mijë dollarë në nivel vjetor. Siç njofton Ministria e Arsimit dhe Shkencës bëhet fjalë për iniciativën në kuadër të strategjisë më të gjerë për mbështetje dhe kontribut në zhvillimin e veprimtarisë shkencore dhe kërkimore-shkencore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila do të përmirësojë kushtet dhe mundësitë për hulumtim të kuadrit kërkimor shkencor, profesorëve dhe studentëve. Nëpërmjet kësaj baze ato mund të sigurojnë literaturë dhe revista ndërkombëtare bashkëkohore me faktor të ndikimit, gjegjësisht të dhëna dhe informacione për përgatitjen e kërkimit, projektit përkatës ose çfarëdo lloj punuimi në fushë të caktuar. EBSCO paraqet agregator udhëheqës botëror të bazave të të dhënave elektronike dhe bankave të të dhënave, i themeluar në vitin 1944. Me nënshkrimin e marrëveshjes kombëtare, Maqedonia e Veriut siguron qasje në 14 baza të të dhënave të revistave shkencore elektronike dhe informacione me faktor ndikimi që në total përfshijnë mbi 57,000 revista - nga të cilat mbi 22,000 janë revista elektronike me qasje të plotë (tekst i plotë) në formatin PDF, me mbi 5000 revista shkencore shumë të cituara me faktor ndikimi, të disponueshme për universitetet shtetërore dhe institutet shkencore, përkatësisht për punëtorët shkencorë dhe studentët nga institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet publike shkencore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ndër bazat e të dhënave këtë herë është Computers & Applied Science Complete, e cila nuk mbulohej nga kontratat kombëtare të lidhura më parë dhe që u tregua nga institucionet e arsimit të lartë dhe shkencore. MASH do të vazhdojë edhe në të ardhmen të krijojë sa më shumë mundësi për punonjësit e kërkimit shkencor, sepse zhvillimi i shkencës, kërkimit dhe inovacioneve është një nga bazat mbi të cilat bazohet zhvillimi i përgjithshëm i shoqërisë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR