• e enjte, 07 nëntor 2024

Masat qeveritare antikrizë janë në fokus të Këshillit ekonomik-social

Masat qeveritare antikrizë janë në fokus të Këshillit ekonomik-social
Shkup, 12 tetor 2022 (MIA) - Masat antikrizë të Qeverisë, si dhe masat e propozuara nga partnerët social, ishin në fokus të seancës së Këshillit Ekonomiko-Social (KES), ku u diskutua edhe për kërkesë për tejkalimin e pasojave të shkaktuara nga faturat e larta të energjisë elektrike tek kompanitë. "Në seancën e KES, përveç anëtarëve të KES morën pjesë edhe përfaqësues të sindikatave jo-përfaqësuese dhe të konfederatës së biznesit të Maqedonisë. Krahas pikave të rregullta të rendit të ditës, në fokus të seancës ishin masat antikrizë të Qeverisë, si dhe propozimi i masave nga partnerët social, të cilat do të kalojnë për shqyrtim në Qeveri pas përsosjes së tyre, pas përfundimit të KES", njofton pas seancës Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Partnerët social, siç thuhet në kumtesë, u diskutua edhe për reformën tatimore, Raportin vjetor për punën dhe funksionimin e Këshillit Ekonomik dhe Social për vitin 2021, iniciativën për ratifikimin e tre konventave të ONP-së për SSHP në tre sektorë – minierat K176, ndërtimtaria K167 dhe bujqësia K184 dhe kërkesa për tejkalimin e pasojave të shkaktuara nga faturat e larta të energjisë elektrike në kompani. Duke marrë parasysh gjendjen aktuale në vend, kryetarja e KES-së dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, para anëtarëve të Këshillit u shfaqen sigurinë se seancat e KES-së do të mbahen më shpesh në periudhën e ardhshme. Me masat e reja prej 350 milionë euro të prezantuara nga Qeveria gjatë fundjavës së kaluar, parashikohet ndihmë financiare për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve dhe për pensionistët. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR