• e diel, 22 dhjetor 2024

Mariçiq: Nëse në Bullgari ka njerëz të cilët deklarohen si maqedonas, kjo është e drejta e tyre dhe askush nuk mund t'ua shkurtojë këtë të drejtë

Mariçiq: Nëse në Bullgari ka njerëz të cilët deklarohen si maqedonas, kjo është e drejta e tyre dhe askush nuk mund t'ua shkurtojë këtë të drejtë
Shkup, 18 janar 2022 (MIA) - U mundova vetëm të mbahem në kuadër të Kushtetutës e cila qartë e konfirmon rolin e shtetit tonë lidhur me mbrojtjen e popullit maqedonas dhe shtetasve tanë. Në mënyrë parimore, vetëm e thash atë që qëndron në Kushtetutën tonë dhe çka është obligimi ynë, pa i mohuar askujt çfarëdo të drejte. Kështu zëvendëskryeministri për eurointegrime Bojan Mariçiq e sqaron deklaratën e tij të djeshme se duhet Maqedonia e Veriut të thotë ku çfarë pakice ka në rajon sepse kjo është çështje e brendshme e vendeve, duke e përfshirë edhe Bullgarinë. Në një intervistë për televizionin Telma, Mariçiq thekson se për të gjitha çështjet e hapura me Bullgarinë, duke e përfshirë edhe këtë, për pakicat do të bisedohet. Në çështjen nëse ka pakicë maqedonase në Bullgari, zëvendëskryeministri u përgjigj: "Nëse atje ka njerëz të cilët deklarohen si maqedonas, kjo është e drejtë e tyre dhe këtë askush nuk mund t'ua shkurtojë. Statusi i tyre në shtetin e Bullgarisë varet nga rregullimit kushtetues i Bullgarisë dhe nga të drejtat të cilat ua jep ai shtet". Ai është i drejtpërdrejtë se secili ka të drejtë të deeskalojë siç mendon se duhet. "Kushtetuta jonë, me 36 amendamente nga viti 2019, qartë i konfirmon rolin e shtetit tonë lidhur me mbrojtjen edhe të popullit maqedonas, por edhe të shtetasve tanë. Në atë nen të Kushtetutës është konfirmuar se RMV-ja kujdeset për të drejtat dhe për identitetin kulturor të popullit maqedonas, por edhe gjithashtu se kujdeset për shtetasit e tyre jashtë shtetit, potencoj për shtetasit të cilët janë në lidhje shtetërore me shtetin dhe se kujdeset gjithashtu për pjesët e të gjithë popujve tjerë të cilët jetojnë në RMV, ndërsa janë shtetas tanë edhe për lidhjen e tyre me atdheun. Ky është obligimi ynë dhe këtë duhet ta bëjmë. Por, gjithashtu, në amendamentin e njëjtë, potencohet se Maqedonia e Veriut nuk do të përzihet në çështjet e brendshme në cilin do shtet tjetër, e as shtetet e fqinjësisë. Kjo ishte poenta ime për ta thënë, me këtë rast duke mos e mohuar çfarëdo ose cilin do. Secili ka të drejtë në Evropë të deklarojë siç secila përkatësi etnike mendoj se e ka dhe ata të drejtat e tyre t'i realizojnë në kuadër të shtetit ku jeton", sqaron Mariçiq. Sipas tij, prandaj ekzistojnë edhe numër i madh i konventave, parimeve, kartave dhe deklaratave të cilat i mbrojnë të drejtat e pakicave. "Nuk do të doja ta komentoj Petkovin. Mund vetëm të them se për të gjitha çështjet e hapura do të bisedojmë gjatë këtij procesi që e kemi hapur sot me vizitën e tij dhe do të kemi mundësi të përqendrohemi edhe në këtë. Parimisht, vetëm e thash atë që qëndron në Kushtetutën tonë që është obligimi ynë, pa i shkurtuar askujt çfarëdo të drejte. Përkundrazi, mendoj se secili ka të drejtë të deklarohet siç mendon se duhet, ndërsa çështja e hapur, e cila është çështje e hapur, duke e përfshirë edhe këtë, do të kemi rast ta diskutojmë. Çështjet që janë hapur mes nesh dhe Bullgarisë janë gjithnjë e më shumë, nuk është vetëm një. Nuk do të ishte mirë individualisht të gjitha çështjet t'i komentojmë dhe t'i zgjidhim. Prandaj është shumë e madhe edhe struktura që do të punojë në këto çështje të hapura: ekonomi, transport, histori, integrime evropiane, arsim dhe kulturë. Të gjithë ose numër të madh të çështjeve do të zgjidhen në një pako më të madhe. Në këtë kuptim, natyrisht do të përqendrohemi edhe në këtë çështje", theksoi Mariçiq. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR