• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mariçiq - Duka: Edhe gjatë negociatave me BE-në mbesim mbështetje e njëri-tjetrit

Mariçiq - Duka: Edhe gjatë negociatave me BE-në mbesim mbështetje e njëri-tjetrit
Bruksel, 11 nëntor 2022 (MIA) - Zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për çështje evropiane dhe kryenegociator me Bashkimin Evropian, Bojan Mariçiq, në kuadër të qëndrimit në Bruksel, realizoi takim me kolegen e tij nga Republika e Shqipërisë, kryenegociatoren me BE-në, Majlinda Duka, informojnë nga kabineti i Mariçiqit. Në takim, siç kumtuan, biseduan për shkëmbimin e përvojave gjatë procesit të skriningut dhe takimet e para bilaterale, të cilat Shqipëria i filloi këtë javë. "Me rëndësi është t'i ndajmë njohuritë dhe përvojat duke e kaluar rrugën e rrugës evropiane. E vazhdojmë skriningun bilateral veçmas, por së bashku dhe të sigurt hapërojmë drejt qëllimit: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria anëtarë të plotfuqishme të BE-së", tha në takim Mariçiq. Bashkëbiseduesit konfirmuan se qeveritë e dy vendeve vëmendje më të madhe dhe fokus japin në negociatat aderuese dhe përfundimin me sukses të procesit të skriningut, zbatimit të agjendës reformuese dhe përgatitjen e mirë të grupeve negociuese të punës, të cilat e paraqesin harmonizimin dhe gatishmërinë para Komisionit Evropian për çdo kapitull, veç e veç.

Mariçiq dhe Duka kanë theksuar se procesi aspak nuk do të jetë i lehtë dhe se të dyja shtetet i pret rrugë e gjatë e ndryshimeve dhe harmonizimeve, për çka të dy e theksuan nevojën për bashkim të brendshëm shoqëror dhe bashkëpunim për tejkalim të përbashkët të sfidave, sepse në fund, përfitimet dhe detyrimet nga anëtarësimi do t'i prekin të gjitha pjesët e shoqërisë.

"Pak më parë në Bruksel përfundoi mbledhja e skriningut bilateral për Kapitullin 5, "Furnizime publike", në të cilën ishin prezantuar kapacitetet ekzistuese për zbatimin efektiv të rregullativave në këto sfera dhe planet për harmonizimin e mëtutjeshëm me legjislacionin juridik dhe standardet e BE-së", thuhet në kumtesë.

Siç theksuan ata, përfaqësuesit e Komisionit Evropian u shprehën të kënaqur me cilësinë e materialeve të përgatitura dhe me prezantimet e anëtarëve të grupit punues për kapitullin e 5-të. Ata vlerësuan se rregullativa e Maqedonisë së Veriut në këtë fushë është në masë të madhe e harmonizuar me atë evropiane dhe se në pjesën e TI-së të furnizimeve publike jemi shembull për të gjitha shtetet anëtare të Unionit.

Me përfundimin e kësaj mbledhje, në kumtesë bëhet e ditur se përfundoi faza e kontrollit analitik të harmonizimit për Kapitullin 5, pas çka Komisioni Evropian do të përgatisë raport për skiningun, i cili do të jetë bazë për rrjedhën e mëtutjeshme të bisedimeve në fushën e furnizimeve publike. fb/fc/

QËNDRONI TË LIDHUR