• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Mamer: Vendimi i Gazpromit është marrë nën pretekste të rreme

Mamer: Vendimi i Gazpromit është marrë nën pretekste të rreme
Bruksel, 2 shtator 2022 (MIA) – Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Erik Mamer, ka shkruar në Tuiter se vendimi i Gazpromit që nesër të mos shpërndajë gaz në BE është marrë “nën pretekste të rreme”. “Ky hap konfirmon se Gazpromi është furnizues jo i sigurt”, ka shkruar Mamer. Ai shtoi se shkurtimet e vazhdueshme në furnizimin me gaz janë "dëshmi e cinizmit rus". "Rusia më së pari do ta digjte gazin sesa t'i respektonte marrëveshjet", tha Mamer, duke aluduar në analizën e javës së kaluar, e cila zbuloi se Rusia po djeg sasi të mëdha gazi në një nga objektet e saj në vend që ta përdorë atë për dërgesat e kontraktuara. Kompania ruse Gazprom njoftoi sot se nesër nuk do të shpërndajë gaz për Bashkimin Evropian përmes gazsjellësit Rrjedha veriore 1. Në komunikatën e Gazprom thuhet se gazi nuk do të lëshohet nesër për shkak të rrjedhjes së vajit nga motori i turbinës. Gazprom para disa ditësh e ka ndërprerë furnizimin me gaz përmes Rrjedhës veriore 1 për shkak të remontit dhe është paralajmëruar se nesër do të rifillojë furnizimi me gaz. Por, kompania nuk theksoi se kur gazi mund të rrjedhë sërish drejt Evropës përmes Rjedhës veriore 1.  Gazprom para disa ditëve e ka ndërprerë furnizimin me gaz përmes Rrjedhës veriore 1 për shkak të remontit dhe është paralajmëruar se furnizimi me gaz do të rifillojë nesër. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR