• e martë, 24 dhjetor 2024

Mali i Zi dëbon gjashtë diplomatë rus

Mali i Zi dëbon gjashtë diplomatë rus
Podgoricë, 29 shtator 2022 (MIA) – Ministria malazeze e Punëve të Jashtme ka shpallur për persona non grata gjashtë diplomatë të Ambasadës së Federatës ruse të akredituar në Mal të Zi. “Ministria e Punëve të Jashtme ka shpallur gjashtë diplomatë të Ambasadës së Federatës ruse të akredituar në Mal të Zi për persona non grata, për shkak të aktiviteteve që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për marrëdhënie diplomatike dhe marrëdhënie të respektit të ndërsjellë midis dy vendeve“, kumtoi Ministria përmes Tuiterit. RTCG përkujton se në aksionin e sotëm të Agjencisë për siguri kombëtare janë arrestuar disa persona, siç konfirmoi kryeministri Dritan Abazoviq. Ai deklaroi se aksioni është me karakter ndërkombëtar dhe se emrat mund t'i kumtojë vetëm Prokuroria speciale e shtetit. “Aksioni i Agjencisë për siguri kombëtare kundër disa personave të dyshuar për krijimin e organizatës kriminale dhe spiunazhit e kthen besimin e qytetarëve dhe partnerëve në atë institucion”, pohon përfaqësuesi i Partisë demokratike të socialistëve, Predrag Boskoviq. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR