• e diel, 22 dhjetor 2024

Malajzi: Të paktën 10 të viktima pasi që një aeroplan u rrëzua në autostradë

Malajzi: Të paktën 10 të viktima pasi që një aeroplan u rrëzua në autostradë

Kuala Lumpur, 17 gusht 2023 (MIA) - Të paktën 10 persona sot kanë humbur jetën kur një aeroplan i vogël është rrëzuar në autostradën në shtetin malajzian Selangor, në veri të Kuala Lumpur.

Në aksident, përveç gjashtë udhëtarëve nga aeroplani dhe dy anëtarë të ekuipazhit, kanë humbur jetën motoçiklisti dhe shoferi i automobilit mbi të cilët ka rënë aeroplani.

Sipas Drejtorisë për aviacion civil të Malajzisë, aeroplani me gjashtë uhëtarë dhe dy anëtarë të ekuipazhit u rrëzua pasi u ngrit nga aeroporti ndërkombëtar në ishullin turistik Langkavi, në rrugë për në aeroportin Sultan Abdul Aziz Shah në qytetin Subang.

Në komunikatë theksohet se kulla e kontrollit në Subang ka vërejtur tym nga vendi i përplasjes, por nuk u dërgua asnjë thirrje rreziku nga aeroplani, raporton CNN.

Aeroplani u përplas me një automjet dhe një motoçikletë, të cilat drejtoheshin nga një person secila. mb/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR