Makroni konfirmoi se Franca do ta njohë Palestinën si shtet, Izraeli dhe Hamasi me reagime të menjëhershme
- Franca do ta njoh Palestinën si shtet, publikoi mbrëmë presidenti Emanuel Makron në Iks.
- Post By Ramize Qamili
- 07:52, 25 korrik, 2025
Paris, 25 korrik 2025 (MIA) - Franca do ta njoh Palestinën si shtet, publikoi mbrëmë presidenti Emanuel Makron në Iks.
Makron tha se francezëve u takon ta dëshmojnë këtë së bashku me izraelitët, palestinezët dhe partnerët evropianë dhe ndërkombëtarë.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu e dënoi ashpër publikimin e Makronit.
Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gideon Sar, gjithashtu reagoi në Iks.
"Shteti palestinez do të jetë shteti i Hamasit", shkroi ai.
Nga ana tjetër, Hamasi e përshëndeti publikimin e Makronit, duke e quajtur atë një hap pozitiv drejt arritjes së drejtësisë dhe vetëvendosjes për popullin palestinez.
Në një deklaratë, grupi islamist u bëri thirrje vendeve të tjera, veçanërisht në Evropë, të ndjekin shembullin e Francës dhe e rikonfirmoi qëllimin e tij për të krijuar një shtet sovran palestinez me Jerusalemin si kryeqytet.
Makron në publikimin e tij theksoi se është urgjente të përfundojë lufta në Rripin e Gazës dhe të ofrohet ndihmë për popullin civilë. Madje, ai tha se duhet të sigurohet demilitarizimi i lëvizjes islamiste palestineze Hamas.
Makroni shkroi se duhet të sigurohet qëndrueshmëria e shtetit palestinez.
Sulmi në Izrael nga ana e Hamasit më 7 tetor shkaktoi luftën në Gazë. rq/