• e premte, 05 dhjetor 2025

Makron: Plani izraelit për të marrë kontrollin e qytetit të Gazës është përgatitje për katastrofë

Makron: Plani izraelit për të marrë kontrollin e qytetit të Gazës është përgatitje për katastrofë

Paris, 11 gusht 2025 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron sot ka dënuar ashpër planet e Izraelit për të intensifikuar operacionin e tij ushtarak në Gazë, duke i vlerësuar si katastrofë në përgatitje dhe propozoi një koalicion ndërkombëtar me mandat nga Kombet e Bashkuara për stabilizimin e Gazës.

Kabineti izraelit për siguri miratoi javën e kaluar një plan për të marrë kontrollin ndaj qytetit të Gazës në përpjekje për të zgjeruar operacionet e saj ushtarake në territorin e shkatërruar palestinez, duke marrë kritika të ashpra brenda dhe jashtë vendit.

"Publikimi i kabinetit izraelit për zgjerimin e operacioneve në qytetin e Gazës dhe në kampin e refugjatëve Mavasi dhe për t’i ripushtuar paralajmëron katastrofë me ashpërsi serioze që vetëm pret të ndodhë dhe një hap drejt një lufte të pafundme", tha Makron në komentet që zyra e tij u dërgoi gazetarëve.

"Pengjet izraelite dhe populli i Gazës do të vazhdojnë të jenë viktimat kryesore të kësaj strategjie", shtoi Makron.

Palestinezët sot raportuan bombardimet më të ashpra izraelite në javët e fundit në lindje të qytetit të Gazës, disa orë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi se pret një fund mjaft të shpejtë të ofensivës së zgjeruar.

Gjashtë gazetarë, duke përfshirë dhe korrespondentin e Al Xheziras, Anas al-Sharif, u vranë në ofensivën në afërsi të spitalit Al Shifa, transmetoi DPA.

Dëshmitarët e ngjarjes raportuan se tanket dhe aeroplanët izraelitë shënjestruan Sabran, Zejtunin dhe Shexhajan, tre periferitë lindore të Gazës në veri të enklavës, duke shkaktuar një numër të madh njerëzish të iknin në perëndim. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR