• e premte, 05 dhjetor 2025

Makron paralajmëroi takim të ri të "Koalicionit të të përgatiturve" për javën e ardhshme

Makron paralajmëroi takim të ri të

Tulon, 29 gusht 2025 (MIA) - Liderët e rreth 30 vendeve nga i ashtuquajturi "Koalicioni i të përgatiturve", të cilët i kanë premtuar Ukrainës mbështetje për sigurinë sapo të arrihet marrëveshje paqësore me Rusinë, do të takohen javën e ardhshme për të diskutuar propozimet e paraqitura nga armatat e tyre, tha sot presidenti francez Emanuel Makron.

"Shefat tanë të shtatmadhorive përfunduan një punë shumë të rëndësishme që nga takimi në Uashington, ndërsa në orët e fundit na kanë mundësuar edhe një herë të finalizojmë kontributet e secilit prej vendeve", tha Makron në një konferencë të përbashkët për shtyp me kancelarin gjerman Fridrih Merc në Tulon.

Sipas tij, një takim i ri, në të cilin disa liderë do të marrin pjesë personalisht, ndërsa të tjerë onlajn, do të mbahet për të diskutuar punën e shefave të shtatmadhorisë në ditët e fundit.  rq/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR