• e shtunë, 23 nëntor 2024

Makron e dënoi sulmin ndaj digës në Ukrainë dhe premtoi se Franca do të dërgojë ndihmë

Makron e dënoi sulmin ndaj digës në Ukrainë dhe premtoi se Franca do të dërgojë ndihmë

Paris, 7 qershor 2023 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron e ka kritikuar ashpër shkatërrimin e digës Kahovka në pjesën e okupuar të Ukrainës dhe premtoi se vendi i tij do të dërgojë shpejt ndihma, njoftoi DPA.

“Do të dërgojmë ndihmë në orët e ardhshme për të plotësuar nevojat urgjente”, tha Makron pas një bisede telefonike me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski.

"Ia shpreha presidentit Zelenski solidaritetin tim me popullin e tij pas sulmit në digën Kahovka. Franca dënon këtë akt të urryer që e vë popullsinë në rrezik", tha Makron.

Pallati i Eliseut kumtoi se Qendra për kriza dhe mbështetja e Ministrisë së Punëve të Jashtme do të dërgojë shumë shpejt karvanin e parë me rreth 10 tonë produkte shëndetësore, higjienike dhe të trajtimit të ujit, së bashku me reezervoare portative", siç kanë kërkuar ukrainasit. mb/

Foto: Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR