Makron është i sigurt se Trampi do të përgjigjet ndaj cinizmit të Putinit
- Presidenti francez Emanuel Makron sot në Tiranë deklaroi se është "i sigurt" se homologu i tij amerikan Donald Tramp do të reagojë ndaj asaj që e ka quajt "cinizëm" të Vladimir Putinit pas sulmit më të ri vdekjeprurës rus me fluturake pa pilot në Ukrainë.
- Post By Melahat Baftija
- 13:43, 17 maj, 2025
Tiranë, 17 maj 2025 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron sot në Tiranë deklaroi se është "i sigurt" se homologu i tij amerikan Donald Tramp do të reagojë ndaj asaj që e ka quajt "cinizëm" të Vladimir Putinit pas sulmit më të ri vdekjeprurës rus me fluturake pa pilot në Ukrainë.
"Kundrejt cinizmit të presidentit Putin, besoj madje jam i sigurt se presidenti Tramp, i cili kujdeset për kredibilitetin e SHBA-së, do të reagojë", tha Makron në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin shqiptar Edi Rama.
"Presidenti është zgjedhur nga populli amerikan. Ai ka ardhur me ambicje të shëndetshme për të arritur paqe dhe rga se do ta angazhojë mbarë botën që të arrijë paqe", shtoi presidenti francez, duke folur për Trampin.
Presidenti francez, kancelari gjerman Fridrh Merc dhe kryeministri britanik dhe bolak Kir Starmer dhe Donald Tusk, dje i kanë bërë thirrje Trampit që ta dënojë refuzimin e Rusisë që të pajtohet për armëpushim në Ukrainë dhe ta rrisë presionin ndaj Moskës.
"Propozimet për armëoushim dhe ju kujtoj se kjo është nismë amerikane, nuk janë respektuar nga presidenti Putin dhe ushtritë e tij", tha sot Makron.
Disa orë pas përfundimit të samitit dhe një ditë pas bisedimeve paqeruajtëse mes rusëve dhe ukrainasve në Stamboll, ku është arritur marrëveshje për shkëmbimin e madh të të burgosurve, por pa paralajmërime për armëpushim, nëntë persona janë vrarë, ndësa katër janë plagosur në sulmin rus ndaj një minubusi me civilë në veri të Ukrainës. mb/
Foto: EPA