Majk Pens hyn në garë për nominimin presidencial republikan
- Ish-presidenti amerikan Majk Pens javën e ardhshme zyrtarisht do të hyjë në garën për nominim presidencial republikan, kumtuan burime anonime të njohura me planet e tij.
Nju-Jork, 1 qershor 2023 (MIA) - Ish-presidenti amerikan Majk Pens javën e ardhshme zyrtarisht do të hyjë në garën për nominim presidencial republikan, kumtuan burime anonime të njohura me planet e tij.
Pens do ta fillojë fushatën për nominimin republikan më 7 qershor në De Mojn, Ajova, në ditëlindjen e tij të 64-të.
Rivalët e tij kryesore do të jenë ish-shefi i tij Donald Tramp, presidenti amerikan nga viti 2017 deri në vitin 2021 dhe guvernatori i Floridës, Ron Desantis, i cili javën e kaluar paralajmëroi se do të luftojë të bëhet kandidati republikan për president.
Ekipi i Pensit besojn se votimi i parë i zgjedhjeve preliminare brenda partiake, të cilat tradicionalisht mbahen në Ajova, do të kritike për rrugën e tij potenciaë deri në fitoren. Këshilltarët e Pensit thonë se ai planifikon të zhvollojë fushatë agresive që t'i përfitojë votuesit konservativë evangjeliste në Ajova.
Së bashku me Trampin dhe Desantis, ish-ambasadorja e SHBA në OKB, Niki Hejli, senatori i Karolinës së Jugut, Tim Skot, ish-guvernatori i Arkanzas, Ejs Haçinson, moderatori Leri Elder dhe sipërmarrësi Vivek Ramasvami janë gjithashtu në garë për nominimin presidencial republikan. Ish-guvernatori i Nju Xhersit, Kris Kristi, planifikon të nisë fushatën e tij më 6 qershor dhe guvernatori i Dakotës së Veriut, Dag Burgum, më 7 qershor. mb/
Foto: MIA