Përbërësit:
3 gota miell
pluhur pjekjeje
një gotë qumësht
gjysmë gote vaj
500 gram spinaq
150 gram djathë
një gotë e vogël kos
shtoni kripë nëse është e nevojshme

Përgatitja:
Hidhni miellin në një enë dhe pluhurin pjekës dhe përzieni pak. Pastaj shtoni qumështin, vajin, kosin, spinaqin dhe djathin e grirë, dhe kripën nëse është e nevojshme. Përzieni mirë nëse keni një përzierje shumë të trashë, mund të shtoni pak ujë.
Vendoseni në tepsi me forma për mafina dhe piqeni.
Foto: Freepik